Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, që aktualisht mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretares Kryesore, sot uroi kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili ditën e djeshme u shpall një nga kampionët e antikorruspsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Me anë të një postimi në “X” ambasada ka bërë publik takimin e Kim me Dumanin menjëherë pas ceremonisë së DASH.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
PDAS Kim and DAS Kasanof joined @SecBlinken in congratulating Albanian Chief Special Prosecutor Altin Dumani on his Anti-Corruption Champion Award. Officials in Washington reaffirmed strong support for Albania’s fight against corruption and organized crime.
Zëvendës… https://t.co/Br3ytpoc4M pic.twitter.com/PRtQ3suFIj
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 10, 2024