Site icon Informohu siç duhet

Dumani: Do të vazhdoj të jem prokuror, por nuk rikandidoj nëse politika e kushtëzon vendimin tim

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë të qartë se pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar do të vazhdojë të shërbejë si prokuror i Republikës së Shqipërisë, për sa kohë Zoti i jep jetë.

Në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh në Parlament, deputetja demokrate Jorida Tabaku e pyeti nëse qëndrimi i tij për të mos rikandiduar për kreun e SPAK pas mandatit tregon dorëzim përballë presioneve politike.

“Unë nuk dorëzohem dhe përballoj çdo sfidë. Për një gjë të jeni të sigurt: do të vazhdoj të jem prokuror edhe pas përfundimit të mandatit, po na la Zoti jetën”, u shpreh Dumani.

Ai sqaroi se ka kërkuar disa herë nga Kuvendi shqyrtimin e mundësisë për rishikimin e mandatit të prokurorëve të posaçëm, por shpesh kjo është keqinterpretuar si interes personal.

“E ritheksoj: nëse politika e kushtëzon vendimin apo mendon se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë nuk do të rikandidoj,” përfundoi kreu i SPAK.

Exit mobile version