Site icon Informohu siç duhet

“Dukesh mirë, Granit”, Bayer Leverkusen konfirmon Xhakën në fanellat e reja dhe synon ta mbajë në skuadër

Bayer Leverkusen ka dhënë një mesazh të qartë për të ardhmen e Granit Xhakës në klub. Mesfushori shqiptar u shfaq të mërkurën në fotot zyrtare të fanellave të reja të skuadrës për sezonin e ardhshëm, të shoqëruara me mbishkrimin simbolik: “Dukesh mirë, Granit”.

Ky veprim vjen në një moment kur janë shtuar spekulimet për një kalim të Xhakës te Milani, por klubi gjerman duket i vendosur ta mbajë kapitenin e Zvicrës në “BayArena”.

Sipas raporteve, Xhaka ka marrë garanci për një rol të rëndësishëm në projektin e trajnerit të ri Erik Ten Hag, duke forcuar pozitat e tij në skuadër dhe duke hedhur poshtë zërat për largim.

Kjo fushatë promovuese nënvizon besimin e Bayer Leverkusen ndaj futbollistit dhe dëshirën për ta mbajtur atë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Exit mobile version