Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Duka: Serbia, vetëm një kundërshtar sportiv. Detyra jonë është të marrim 3 pikët

    June 4, 2025
    Duka: Serbia, vetëm një kundërshtar sportiv. Detyra jonë është të marrim 3 pikët
    Armand Duka

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel me gazetarin Endi Tufa, ka folur për përgatitjet dhe rëndësinë e sfidës ndaj Serbisë, një ndeshje që pritet me interes të madh nga opinioni sportiv.

    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se synimi kryesor është arritja e një rezultati pozitiv, duke zhvilluar një ndeshje korrekte dhe në frymën e garës sportive. Gjithashtu, Presidenti Duka komentoi edhe procesin e shpërndarjes së biletave përmes shortit kompjuterik, duke garantuar transparencë të plotë dhe ndjekjen e standardeve të UEFA-s.

    Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka për Top Channel:

    Ndeshja ndaj Serbisë? – Detyra jonë është ta organizojmë mirë, ta luajmë mirë dhe të marrim 3 pikët. Këtë ia kam thënë edhe drejtuesve të Federatës së Serbisë, që ne do ta përgatisim ndeshjen si të tillë dhe ata do të vijnë këtu si një kundërshtar sportiv dhe asgjë më tepër. Kam besim që do të ketë një atmosferë sportive, por padyshim të luftuar sportivisht.

    Presioni te futbollistët? – Jemi të gjithë qenie njerëzore dhe futbollistët gjithashtu, që ndikohemi nga ambienti. Do të përpiqemi maksimalisht që ta ndajmë pjesën sportive nga të gjitha emocionet jo sportive. Ajo që i them futbollistëve apo çdo njeriu është që në këtë situatë puna jote është që të bësh mirë këtë që të kanë kërkuar dhe që të kanë ngarkuar, futbolli. Nëse ne fitojmë një ndeshje futbolli, kushdo le ta shohë si të dojë, por duhet ta fitosh një herë, pasi ta fitojmë është një lloj abstraksioni që kushdo e sheh si të dojë, por e mira është që ta fitojmë.

    A është kjo si një finale për ne, për objektivin tonë që është vendi i dytë në grup? – Një rezultat pozitiv, 3 pikë në këtë ndeshje, vërtet na japin shumë arsye dhe shpresë për ta vazhduar dhe synuar vendin e dytë. Nëse ndodh ndryshe, gjërat vështirësohen. Por kjo nuk do të thotë që edhe nëse ne fitojmë ndeshjen, e sigurojmë vendin e dytë.

    Si mendoni që ne mund ta fitojmë këtë ndeshje përballë Serbisë? – Nuk mund të matemi thjesht me kualitetet sportive individuale. Serbia në përbërjen e vet ka kualitete shumë të mira, që luajnë në ekipe të forta, të vlerësuar ekonomikisht në merkaton e futbollistëve me shifra të larta, por për t’i bashkuar bashkë dhe për t’i bërë skuadër, unë mendoj se ne kemi ekip më të mirë.

    Në një ndeshje me një interesim të tillë, përse u përdor metoda e një shorti kompjuterik? – Kur kërkesa është 20 fish apo 30 fish më e madhe, padyshim që çdo gjë do të ishte e dyshimtë, por unë ju garantoj që ai është një short i rastësishëm që e bën vetë sistemi dhe ky short dhe sistem është i njëjti që përdor UEFA për ndeshjet e Europianit apo të Champions League për biletat që shiten në shitje të lirë. Nëse do t’i nxirrnim online pa një short, mund të ishte akoma edhe më e kritikueshme, apo njerëzit do t’i bënte të rrinin përpara kompjuterit me orë të tëra, ndërsa kështu e kemi konsideruar një gjë më të përshtatshme dhe më të mirë për këtë ndeshje.

    Tjetër dështim më 11 Maj/ Lulzim Basha mbyll selinë e partisë që krijoi 2 muaj para zgjedhjeve

    Armand Duka Endi Tufa ndeshja Shqipëri-Serbi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    April 12, 2026

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    April 12, 2026

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    April 12, 2026

    “O maniak”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Selin, banori: Një vajzë që…

    April 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 10 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.