ZVICËR-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë” në forumin ekonomik të Davos, është shprehur se Shqipëria është transformuar në sektorin e turizmit dhe zhvillimit infrastrukturor, ndërsa ka vënë në dukjerritjen e jashtëzakonshme të numrit të turistëve.
“Shqipëria kishte një aeroport praktikisht të shkretuar,” tha Rama, duke kujtuar gjendjen e vendit disa vite më parë. “Duhet të ishe marksist-leninist që të vije tek ne. Kishim vetëm 5 mijë turistë në vit, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me thuajse 12 milionë turistë. Kemi disa avantazhe që jemi pas të tjerëve, pasi mund të mësojmë nga gabimet e tyre.”-u shpreh numri një i qeverisë shqiptare./Radar.al

