Site icon Informohu siç duhet

“Duart lart, mos prekni telefonat”/ Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center në dy kullat e Tiranës

TIRANË– Emisioni investigativ italian Le Iene ka publikuar pamje nga aksioni kundër call-center në Tiranë.

Këta call-centera kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

“Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë.”- dëgjohen teksa bëhen arrestimet e punonjësve të këtij call-center.

Në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër./Radar.al

Exit mobile version