Site icon Informohu siç duhet

“Dua ta mbyll me të”, Brikena shpërthen ndaj Mateos: Ndihem e shpërfillur!

Një moment i publikuar në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos në Big Brother VIP Albania 5. Në një video nga Dhoma e Rrëfimit, Brikena shfaqet e zhgënjyer, duke folur hapur për sjelljen e tij.

Ajo rrëfen se kishte përgatitur një vakt për të dy, por Mateo nuk ishte paraqitur për të ngrënë, pasi kishte qëndruar jashtë me Selin dhe Shëndritin., gjë që e bëri të ndihej e shpërfillur.

“Doja të gatuaja për mua dhe për Mateon. E bëra pjatën gati, i bëra një zemër. Hodha për atë dhe për vete. Ai po rrinte me Selin dhe Shëndritin. Unë e ha krejt pjatën, ai nuk vjen. Edhe për ty është më e rëndësishme me nejt me fol me Selin se sa me ardhë brenda me respektuar bukën që unë bëra për ne të dy”, u shpreh ajo.

Brikena përmendi edhe një episod tjetër që e ka lënduar, kur Mateo kishte marrë për krahu Selin për ta hedhur në pishinë, në një moment kur ishte përfolur për një afrim mes tyre. Sipas saj, kjo situatë e ka bërë të ndihet keq dhe e pavlerësuar.

“Njerëzit me zor presin me pas këtë mundësi prej meje edhe unë po ta jap ty mundësinë me qenë me mua. E ka ditur shumë mirë se sa të rëndësishme e kam me dhënë një puthje, më ka bërë me u ndje shumë keq. Shkon me kap për krahu me hedh në pishinë sidomos një vajzë që as që e kam shoqe… Më ka lënduar kjo gjë”, tha ajo.

Kulmi i reagimit erdhi kur ajo deklaroi në italisht: “Voglio chiudere con lui” (“Dua ta mbyll me të”), duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre mund të jetë drejt fundit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo krizë do të çojë në një ndarje përfundimtare apo në një përballje të re mes tyre brenda shtëpisë.

Exit mobile version