Site icon Informohu siç duhet

“Du ta fitoj se kam mamin me kancer”/ Pas Xumit Egli shokon me deklaratën: Po dhe unë kam babin sëmurë

"Du ta fitoj se kam mamin me kancer"/ Pas Xumit Egli shokon me deklaratën: Po dhe unë kam babin sëmurë

Situata brenda ambienteve të shtëpisë së “BBVA4” sa vjen e rëndohet me deklarata të papritura të banorëve të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se Xumi përgjatë një bisede me Gjestin u shpreh se arsyeja se pse ai mori pjesë në këtë format është sëmundja e rëndë me të cilën u diagnostifikua mamaja e tij.

Ditën e sotme, Egli reagoi pak ashpër ndaj kësaj deklarate. Radra.al raporton se sipas saj nuk është e denjë që një person të justifikohet se mori pjesë në “BBVA” vetëm për sëmundjen e një familjari të tij.

Më tej ajo është shprehur se po të ishte fjala për sëmundjen dhe babai i saj vuan nga e njëjta gjë.

Ndërsa thekson se nëse Xumi ka vërtetë nevojë për atë shumë parash që sigurohen nga fitorja e “BBVA” atëherë banorët të dakordësohen që t’ia japin shumën Xumit./ Radar.al

Exit mobile version