TIRANË-GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka, i cili u arrestua por kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
Bëhet me dije se përkohësisht në detyrën e tij do të shërbejë Lorenc Shehu. Sipas organit të akuzës, Zeka u arrestua pasi i ka marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill së bashku me shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun./Radar.al