PEQIN-Florenc Doka, drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Vendimi është bërë publik ditën e sotme, ndërsa nuk dihen ende arsyet e largimit të Florenc Dokës nga ky detyra.
Bazuar në informacionet e siguruara, Florenc Doka ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë. Dorëheqja vjen në një moment kur institucioni që ai drejtonte ka qenë pjesë e vëmendjes për çështje të ndryshme që lidhen me administrimin dhe funksionimin e burgjeve në vend, megjithatë nuk ka të dhëna që e lidhin këtë vendim me ndonjë ngjarje të veçantë.
Florenc Doka kishte një eksperiencë disa-vjeçare në sistemin penitenciar dhe gjatë kohës së drejtimit të IEVP Peqin ka qenë i angazhuar në implementimin e disa masave reformuese në këtë institucion.
Deri më tani nuk është bërë ende e ditur se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post, ndërsa Ministria e Drejtësisë pritet të bëjë një emërim të ri në ditët në vijim. Ministria, nga ana e saj, ka theksuar se do të vijojë të monitorojë nga afër funksionimin e IEVP-ve në të gjithë vendin dhe të ndërmarrë masa për përmirësimin e kushteve dhe standardeve të administrimit të tyre./Radar.al
“Tonelata parash për votën e diasporës”/ Celibashi: Janë paraqitur 100 problematika në KQZ
Qeveria merr vendimin/ Bjellorusët nuk hyjnë më dot në Shqipëri pa viza