Ish-sulmuesi shqiptar, Igli Tare së fundmi është emëruar, drejtori i ri sportiv i Milanit.
Së fundmi media e huaj “Tuttomercatoweb”, raportoi se ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re me klubin kuqezi.
Mësohet se Tate nënshkroi një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit.
Njoftimi zyrtar nga Mila pritet të mbërrijë në orët e ardhshme. Por publike për mediat thuhet se do të prezantohet ditën e hënë.

