Policia Rrugore ka kryer kontrolle në qarkun Vlorë dhe ka arrestuar 9 drejtues mjetesh, ndërsa mbi 1200 masa administrative janë vendosur gjatë javës së fundit.
Sipas policisë Rrugore vetëm në 48 orët e fundit janë arrestuar shtetasit:
E. B., 45 vjeç, banues në Itali, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Kosova”, Vlorë; F. R., 45 vjeç, banues në Drashovicë, Vlorë, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin Peshkëpi – Vlorë;
D. Ç., 42 vjeç, banues në Belgjikë, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Dhimitër Konomi”, Vlorë; J. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në aksin Vlorë – Fier.
Gjatë javës janë vendosur mbi 1200 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë: 4 leje drejtimi të pezulluara; 99 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 57 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 36 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 15 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 279 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara; 110 masa për parakalime të gabuara; 228 masa për ndalim/qëndrim të gabuar; 443 masa për shkelje të tjera.
Policia Rrugore e DVP Vlorë vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore të qarkut! Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën tuaj dhe të të tjerëve.

