2 persona kanë rënë në pranga këtë të hënë nga polica rrugore në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë shtetasit R. Rr., 61-vjeç dhe F.A., 37-Vjeç janë vënë në pranga pasi drejtonin mjetin e tyre në gjendje të dehur.
Të dy shtetasit janë banues në qytetin e Durrësit.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, arrestoi në flagrancë shtetasit R. Rr., 61 vjeç dhe F. A., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme