Site icon Informohu siç duhet

Drama në Selanik! Qeni kafshon në organet gjenitale futbollistin, përfundon në spital dhe humb Europën!

Një episod i papritur ka dërguar në spital futbollistin spanjoll Karles Perez, ish-lojtarin e Barcelonës dhe Romës, aktualisht pjesë e Arisit të Selanikut.

Sipas mediave spanjolle, Perez po shëtiste qenin e tij kur ai u sulmua nga një qen tjetër. Gjatë përpjekjes për t’i ndarë, lojtari u kafshua në organet gjenitale nga qeni agresor, duke pësuar lëndime që kërkuan ndërhyrjen urgjente të mjekëve në një spital grek.

Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme dhe pa pasoja afatgjata, por incidenti do ta detyrojë të mungojë në ndeshjen e Ligës së Konferencës këtë javë, ku Aris përballet me Araz-in azer.

Klubi grek ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për gjendjen e lojtarit, ndërsa lajmi është bërë viral për shkak të rrethanave të pazakonta të ngjarjes.

Exit mobile version