Site icon Informohu siç duhet

Drama në Gjirin e Gramës, Forca Detare shpëton në kohë tre persona nga veliera në rrezik

Një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë teksa ndodhej në Gjirin e Gramës, duke shkaktuar një situatë emergjente që u zgjidh me sukses falë ndërhyrjes së shpejtë të Forcës Detare.

Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija patrulluese P-116 “BORA” u angazhua menjëherë dhe, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), arriti të evakuojë tre personat në bord, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Veliera u rimorkua dhe u ankorua në portin e Himarës, duke e përmbyllur me sukses operacionin SAR në një nga zonat më të vështira për ndërhyrje detare. Ky rast nënvizon edhe një herë gatishmërinë dhe profesionalizmin e Forcës Detare dhe bashkëpunimin efektiv ndërinstitucional në menaxhimin e emergjencave detare.

Ask ChatGPT

Exit mobile version