Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Helmimi nga ushqimi/ Mjekët: Temperaturat e larta rrisin rrezikun

    I gjithë blloku i banimit i shndërruar në rrënoja, çfarë la pas sulmi i Iranit në qytetin izraelit

    Britanikët u kapën duke shitur drogë në Dhërmi/ “Sunday Mirror”: Rrezikojnë 15 vite burg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me 4 vjet heqje lirie avokatin Radovan Çela

    May 22, 2025
    Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me 4 vjet heqje lirie avokatin Radovan Çela

    GJKKO ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela, lidhur me dosjen Toyota Yaris. Radovan Çela përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i ulet përfundimisht në 2.8 vite burg. I pandehuri ka qenë përfaqësues ligjor i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’.

    Kujtojmë se Çela është përfshirë në dosjen e ish-Kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i cili po ashtu u dënua më 20 Maj nga Gjykata e Posaçme me 4 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 2.8 vite qëndrim pas hekurave.

    Në dosje janë përfshirë gjithashtu ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj dhe Astrit Vladi. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit në disa raste, si dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm si dhe nxjerrje të sekretit të hetimit.

    Prokuroria thotë se të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 milion eurove që u bllokua në Portin e Durrësit, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.

    SPAK i akuzon po ashtu edhe për favorizim të Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

    Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky Ecc që SPAK iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan komunikime për çështjet.

    DOSJA E SPAK PËR TOYOTA AURIS

    Sipas SPAK, është provuar se të pandehurit Astrit Vladi (kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris), Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre.

    Prokuroria e Posaçme njoftoi më 4 Janar se është vendosur ndarja e çështjes penale dhe veçimi i akteve në lidhje me një sërë komunikimesh të kryera nga të pandehurit.

    Konkretisht, nga aktet e këtij proçedimi penal janë veçuar aktet dhe janë rregjistruar proçedimet penale:

    Së pari, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat e kryera nga të pandehurit dhe personat e tjerë të administruara gjatë hetimeve, në përmbajtjen e të cilave përmënden persona të tjerë në cilësinë e prokurorëve, gjyqtarëve, funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, për të cilët pretendohet se kanë kërkuar apo kanë marrë përfitime të parregullta.

    Së dyti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat dhe komunikimet që janë administruar gjatë hetimeve, nga të cilat ekzistojnë të dhëna se edhe persona të tjerë mundet të kenë kryer ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që kanë ushtruar funksionin e prokurorit, gjyqtarit apo funksionarëve të organeve të tjera të drejtësisë. Së treti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve pasi nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve për këtë procedim penal janë krijuar të dhëna dhe dyshime se mundet të jenë kryer veprime që përmbajnë elementët e veprave penale të tjera./Radar.al 

    Spiropali për humbjen e Artan Lames: Dijet dhe talentin i vuri në shërbim të ndryshimit të Shqipërisë

    Dosja "Toyota Yaris" Radovan Çela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Helmimi nga ushqimi/ Mjekët: Temperaturat e larta rrisin rrezikun

    June 15, 2025

    I gjithë blloku i banimit i shndërruar në rrënoja, çfarë la pas sulmi i Iranit në qytetin izraelit

    June 15, 2025

    Britanikët u kapën duke shitur drogë në Dhërmi/ “Sunday Mirror”: Rrezikojnë 15 vite burg

    June 15, 2025

    Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi

    June 15, 2025
    Mos e humb
    Fokus June 7, 2025

    Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, profecia që i tha grekja në Hotel: Ja çdo u ndodhë shqiptarëve

    Nga Marko Caka, Nju Jork Në pranverën e 2003 në kryeqytetin grek të Athinës zhvillohej…

    Kjo e sotmja nuk është vetëm një ndeshje futbolli…dhe një fotografi e Vuçiç me “Isa Boletinin” ne Tiranë

    Me aeroplanë druri kundër nazistëve, legjenda e “Shtrigave të natës”

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 15 Qershor 2025

    Shenjat më karizmatike të horoskopit? Ja kush magjeps me prezencën e vet!

    Shpirt hakmarrës dhe posesiv/ Këto janë 3 shenjat më xheloze të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.