“Një oficer më ka raportuar se më 9 janar 2022 kishte ndodhur një ngjarje që kishte prishur rendin gjatë kohës së stërvitjes në fushën e sportit. Të nesërmen janë parë pamjet nga sistemi i videove”.
Inspektori thotë se në mëngjes Calderon ishte duke ndjekur një ndeshje futbolli. Kur papritur një nga të burgosurit u shkëput nga grupi dhe filloi të godiste argjentinasin me disa grushta. Calderon u përpoq të mbrohej, por dy persona të tjerë iu bashkuan të parit.
Por Calderon nuk tha asgjë kur u thirr për t’u pyetur, edhe pse e kishte kokën me fasho dhe të nxira dhe plagë në fytyrë. Madje nuk pranoi të shkonte as tek mjeku. Pas episodit, ai u transferua në një burg tjetër. Sulmuesit u identifikuan përmes krahasimit mes videove të burgut dhe pamjeve të tjera, sqaron polici: ata ishin Dorian Petoku, tashmë i arratisur dhe dy shqiptarë të tjerë.