Site icon Informohu siç duhet

Donte të rrëmbente fëmijën në market? Flet gruaja që u kap nga kamerat e sigurisë

Gruaja 57-vjeçare e cila disa ditë më parë akuzohet se tentoi të rrëmbente një fëmijë në një market, ka deklaruar në polici se nuk ishte ky qëllimi i saj.

Burime bëjnë me dije se në polici, gruaja në fjalë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka deklaruar se po luante me fëmijën 2 vjeç në prani të nënës së saj.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se i ka dhënë një çokollatë dhe më pas ka dalë jashtë, ndërsa pretendon se nuk ka dashur ta rrëmbejë.

“Thjesht po luaja me fëmijën në prani të nenës. I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë. Nuk kisha synim për ta rrëmbyer thjesht po luaja”, ka dëshmuar ajo.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda marketit zonja ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish.

Exit mobile version