Një foto e realizuar nga inteligjenca artificiale (AI) në të cilën shfaqet Donald Trump i veshur si Papa, ka bërë xhiron e rrjetit.
Fotoja u postua në mediat sociale të Shtëpisë së Bardhë vetëm pak ditë para fillimit të Konklavës që do të nis më 7 maj.
Pas publikimit të fotos në fjalë, të shumtë ishin personat që e komentuan Trump qesharak, ndërsa të tjerë thanë se ai po tallej me vdekjen e Papa Françeskut.
Kujtojmë se para pak ditësh, Trump në një fjalim të mbajtur në kuadër të 100 ditëve të tij si president i SHBA shprehu dëshirën për të qenë një Papë.
