Donald Trump është nderuar me çmimin e ri të paqes të FIFA-s gjatë shortit të Kupës së Botës 2026. Ky çmim vjetor, i prezantuar muajin e kaluar nga organizata drejtuese e futbollit botëror, u krijua për t’u dhënë individëve që kanë ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme dhe të pazakonta për paqen.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë me Trump, i dorëzoi atij një trofe të madh të artë, formuar nga duar që mbajnë globin, si dhe një medalje ari. Trump e mbajti medaljen në qafë gjatë ceremonisë dhe e konsideroi nderin “një nga më të mëdhatë të jetës sime.”

Gjatë fjalës së tij, Trump përmendi arritjet e tij në zgjidhjen e konflikteve globale, duke përfshirë armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit në tetor, si dhe ndërhyrjet e tij në Kongo, Indi dhe Pakistan për të parandaluar shpërthimin e luftërave.
Ai gjithashtu vlerësoi punën e Infantos në organizimin e Kupës së Botës, duke e përshkruar si “të jashtëzakonshme” dhe duke theksuar rekordet në shitjen e biletave. Trump përfundoi duke deklaruar se “Bota tani është një vend më i sigurt” dhe se SHBA ka përparuar dukshëm gjatë vitit të fundit.


