Site icon Informohu siç duhet

Doli për të parë ndeshjen me djalin e tij, por mbeti i vdekur, 30-vjeçari vr*t në lokal shqiptarin

Doli për të parë ndeshjen me djalin e tij, por mbeti i vdekur, 30-vjeçari vr*t në lokal shqiptarin

ITALI-Mbrëmjen e së dielës një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në një lokal në zonën Fontanafredda të Italisë.

Bazuar në atë që raportojnë mediat italiane, viktima është identifikuar si Vladimir Topjana, i cili punonte shofer në një kompani dhe kishte dalë për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, i shoqëruar nga djali i tij 17-vjeçar.

Mësohet se autori i vrasjes gjithashtu  shqiptar, 30-vjeç, është arratisur nga vendngjarja me një automjet tip “Audi” të bardhë, por është vënë në pranga disa orë më vonë.

Bëhet me dije se vrasja e Topjanës erdhi pas një debati mes tij dhe autorit. Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, nga plumbi në kokë./Radar.al 

Veriu mbulohet nga petku i bardhë si në dhjetor, në Tiranë pranverë!

Banorët bllokojnë pikën kufitare të Qafë-Prushit/ Protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet

https://radar.al/po-shihte-ndeshjen-me-te-birin-kush-eshte-shqiptari-qe-u-va-nga-bashkeatdhetari-ne-itali/

Exit mobile version