Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh, Pëllumb Toçi, është raportuar i zhdukur që prej mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve, ai kishte shkuar për të kërkuar qenin që ruan bagëtitë, i cili kishte humbur në mal.
Dyshohet se Toçi mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit. Banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor po vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e tij.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa moti dhe terreni i vështirë po vështirësojnë operacionin e shpëtimit.
Radar.al


