Site icon Informohu siç duhet

Dolën çift nga “Për’puthen”/ Konkurrentja zbulon anën e errët të familjes së djalit: Mamaja e tij më thërriste k*rvë

Dolën çift nga “Për’puthen”/ Konkurrentja zbulon anën e errët të familjes së djalit: Mamaja e tij më thërriste k*rvë

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Saide Buzi, ditën e djehsme në një intervistë për S’e Luan Topi” rrëfue debatet dhe përplasjet e forta që përjetoi me ish-partnerin e saj, Gerti Gjici dhe të ëmën e tij.

Ajo tronditi duke thënë se e ëma e Gertit e quajti atë k*rvë si dhe ushtronte dhunë ndaj saj.

“Gjëja që më ka lënduar më shumë ka qenë dhuna që më ka bërë mami i Gertit. Më ka bërë dhunë fizike. Dhe kjo ka ndodhur kur më ka marrë unazën, ma ka marrë me dhunë. Donte të merrte dhe policinë e të më nxirrte jashtë me polici. Dhe më ka quajtur një fjalë që është shumë turp ta thuash. Më ka quajtur kur*ë. Nuses së djalit, t’i thuash atë fjalë është shumë e ulët. Sidomos nga një nënë, nga një prind.

Nuk e kuptova. U stresova dhe u mërzita shumë me ata. Unë po i mbaja distancë, sepse tërë kohën dëgjoja histori: ‘Si t’ia bëjmë letrat, do na marrë pasurinë’, thoshte e ëma e Gertit”, u shpreh Saidja.

 

Exit mobile version