Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Limi dhe Dolce, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pak para nisjes së spektaklit “Prime” të së premtes, pasi janë parë duke shkëmbyer një puthje të ngrohtë në dhomën e makijazhit.
Momentet intime mes dyshes u kapën nga kamerat e shtëpisë, duke treguar një afërsi të dukshme dhe përqendrim të plotë te njëri-tjetri.
Situatën e bëri edhe më të komentuar prania e Albës, ish-e dashurës së Limit, e cila i vëzhgonte me bisht të syrit, duke nxitur interpretimet e ndjekësve për shenja xhelozie dhe tensioni mes trekëndëshit Limi–Dolce–Alba.
Kjo skenë u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta nga fansat e spektaklit.
Përveç këtij momenti, Dolce dhe Limi kanë qenë ndër banorët më të komentuar të javës, pasi vazhdimisht janë parë në momente intime dhe të afërta, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë po forcohet dita-ditës.


