Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, me homologët e tij të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet këtij dokumenti shtetet angazhohen të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar maksimumin e fleksibilitetit të lëvizshmërinë ushtarake në territoret e tyre në mbështetje të implementimit të agjendës së NATO-s për shkurajimin dhe mbrojtjen në zonën euro-atlantike.
Ky angazhim do të shërbejë jo vetëm për misionet e NATO-s, gjithashtu edhe për angazhimet në kuadër të Bashkimit Europian.
Me firmosjen nga ministri Niko Peleshi, ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprianov dhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut Vlado Misajlovski, ky document u jep mundësi trupave ushtarake NATO-s të zhvendosen shpejt dhe lirshëm nga Deti Adriatik në Detin e Zi si dhe të depërtojnë në thellësi të Ballkanit, nëse do të jetë e nevojshme.
Ideja për të patur një dokument të tillë, i cili do të garantojë lëvizshmërinë përgjatë vendeve që preken nga Korridori VIII Pan-Europian është propozuar nga Shqipëria, e cila drejtoi të gjithë procesin e negocimit dhe koordinimit./Radar.al