Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Dokumenti i deklasifikuar i CIA-s: Në vitin 1993 SHBA paralajmëronte për rrezikun e spastrimit etnik në Kosovë dhe destabilizimit të Ballkanit

    July 14, 2026

    Një memorandum sekret i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara (CIA), i hartuar më 27 janar 1993 dhe i deklasifikuar më vonë, paralajmëronte se projekti i “Serbisë së Madhe” përbënte një nga kërcënimet më serioze për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës gjatë viteve ’90.

    Dokumenti 13-faqësh, me titull “Greater Serbia: A Balkan Troublemaker for the 1990s”, është përgatitur nga Drejtoria e Inteligjencës e CIA-s, Zyra për Analizën Evropiane, dhe bazohej në një analizë të përbashkët me Departamentin Amerikan të Shtetit, Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) dhe Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së.

    Në përmbledhjen e analizës thuhej se synimi i Beogradit për krijimin e një “Serbie të Madhe” etnikisht të pastër ishte i pandryshuar, ndërsa qëndrimet më të moderuara të presidentit serb Slobodan Millosheviç dhe serbëve të Bosnjës gjatë negociatave ndërkombëtare konsideroheshin si manovra taktike për të fituar kohë.

    Sipas dokumentit, Serbia nuk do të hiqte dorë nga ky projekt përmes mjeteve diplomatike, përveçse nëse komuniteti ndërkombëtar do të ndërmerrte masa të forta, përfshirë zbatimin e rreptë të sanksioneve ekonomike, izolimin politik, mbështetjen ushtarake për palët kundërshtare në konflikt, vendosjen e zonave të ndalim-fluturimit dhe goditje ajrore ndaj objektivave ushtarake serbe.

    Analiza vlerësonte se, pa një ndërhyrje të fuqishme ndërkombëtare, ekzistonte rreziku që një “Serbi e Madhe” të shndërrohej në një faktor destabilizues në Evropë. Dokumenti parashikonte se Beogradi, pasi të konsolidonte kontrollin territorial dhe politik, mund të nxiste konflikte të reja me fqinjët, të përdorte forcën përtej kufijve dhe të ndërmerrte politika të dhunshme ndaj shqiptarëve të Kosovës.

    Paralajmërimet për Kosovën

    Një pjesë e veçantë e memorandumit i kushtohet Kosovës. CIA vlerësonte se situata e shqiptarëve të Kosovës do të përkeqësohej, pasi në Serbi po rritej ndikimi i forcave nacionaliste që mbështesnin politika radikale ndaj Kosovës.

    Dokumenti theksonte se disa qarqe në Beograd mbështesnin ide për ndarje administrative dhe izolim të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa paralajmëronte se një politikë e tillë do të mund të nxiste reagime të dhunshme dhe të ushqente kërkesat për spastrime etnike.

    Sipas analizës, faktorët kryesorë që shtynin politikën ekspansioniste ishin Millosheviçi, grupet nacionaliste serbe dhe ushtria jugosllave. CIA vlerësonte se edhe largimi i Millosheviçit nga pushteti nuk do të sillte domosdoshmërisht ndryshim të kursit politik, pasi struktura të tjera të fuqishme në Serbi ndanin të njëjtat objektiva.

    Lidhja me deklaratën e ministres serbe

    Dokumenti është rikthyer në vëmendje pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

    Deklarata e saj shkaktoi reagime të forta në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa u cilësua nga kritikët si gjuhë që nxit urrejtje dhe bie ndesh me vlerat evropiane.

    Paunoviç deklaroi se ajo nuk do të kishte kryer vrasje masive ndaj shqiptarëve, por do të kishte ndjekur një politikë që, sipas saj, do t’i çonte ata drejt largimit nga territori i atëhershëm i Jugosllavisë.

    Në një reagim të mëvonshëm, ajo tha se nuk heq dorë nga politika e Partisë Socialiste të Serbisë, parti në të cilën është pjesë që prej vitit 1992.

    Kryetari i kësaj partie, Ivica Daçiç, i cili mban edhe postin e ministrit të Brendshëm të Serbisë, i cilësoi kritikat ndaj Paunoviçit si “të turpshme dhe hipokrite”, duke pretenduar se kritikuesit nuk kanë reaguar për largimin e serbëve nga Kosova.

    Slobodan Millosheviç, ish-president i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte i akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe vdiq në vitin 2006 gjatë procesit gjyqësor në Hagë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    July 14, 2026

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    July 14, 2026

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    July 14, 2026

    Artan Hoxha për zhvillimin e Sazanit: Një projekt ambicioz, por me sfida të mëdha infrastrukturore

    July 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.