Site icon Informohu siç duhet

Dokumentet që duhet të keni me vete nëse udhëtoni me makinë jashtë Shqipërisë

Me afrimin e sezonit të pushimeve, shumë qytetarë shqiptarë po planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit me automjetet e tyre. Për të shmangur surpriza në kufi apo gjatë qarkullimit në rrugët e vendeve të tjera, është e rëndësishme të siguroheni që keni me vete të gjitha dokumentet e nevojshme.

Kjo është lista që këshillojnë autoritetet për çdo automjet që del jashtë territorit të Shqipërisë:

1. Leje qarkullimi e automjetit

Nëse keni lejen e vjetër, rekomandohet të pajiseni edhe me leje ndërkombëtare qarkullimi.

2. Leje drejtimi ndërkombëtare

Në disa vende, patentat shqiptare mund të mos pranohen pa këtë dokument shtesë.

3. Sigurimi i detyrueshëm dhe Kartoni Jeshil

Sigurimi ndërkombëtar i automjetit (Kartoni Jeshil) është i detyrueshëm për shumicën e shteteve jashtë BE-së dhe Ballkanit.

4. Certifikata e kontrollit teknik

Automjeti duhet të jetë teknikisht i rregullt dhe të ketë certifikatën e vlefshme të kolaudimit.

5. Autorizimi i përdorimit të mjetit

Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj, kërkohet autorizim përdorimi, preferohet që të jetë edhe në anglisht për t’u pranuar nga autoritetet e huaja.

Kujdes edhe për detyrimet shtesë:

Shumë vende aplikojnë taksa rrugore, pagesa të posaçme kalimi apo pulla (vignette), të cilat duhet t’i kryeni menjëherë pas hyrjes në territorin e tyre për të shmangur gjoba.

Autoritetet shqiptare këshillojnë që dokumentet të kontrollohen me kujdes disa ditë përpara nisjes, për të shmangur vonesa apo probleme në kufi.

Exit mobile version