Doktori britanik Dr Alex George i cili u bë i njohur më shumë pas pjesëmarrjes së tij në një program ‘reality TV’, së fundmi ka ndarë me publikun ‘zbulimin më të rëndësishëm’ për kulturën e alkoolit në Britani.
Pas famës që rrëmbeu nga djala në ekran ai u emëru Ambasador për shëndetin mendor të të rinjve me ministrinë britanike të arsimit.
Mediet e huaja bëjnë me dije se ai aktualisht shpërndan këshillat e tij shëndetësore në rrjetet sociale, shumica e të cilave fokusohen në ndalimin e alkoolit dhe ndryshimet që kjo sjell.
Pasi ai vetë hoqi dorë nga pija një vit e gjysmë më pare, Dr Alex evidenton avantazhet që I solli kjo zgjedhje dhe ndryshimet pozitive në jetën e tij.
Më parë ai ka përmendur tre tipe njerëzish që nuk duhet t’i afrohen fare alkoolit, por shton se për të, ka ndryshuar gjithçka që kur është gjithmonë i kthjellët.
Duke shpjeguar situatën e re, ai thotë në një video: “Që kur ndalova pijen një vit e gjysmë më parë kam kuptuar se alkooli nuk është zgjidhja, cilado të jetë situata, në qofsh i lumtur apo i trishtuar, nëse je në një funeral apo në një ditëlindje, nëse je në bar, nëse sapo je diplomuar apo nëse nuk kalove në provim”.
“A nuk është diçka e çmendur që alkooli të lidhet me çdo event shoqëror? Çdo event ku njerëzit mblidhen, qoftë lindje, vdekje, një arritje apo dështim në jetën tënde, është i lidhur me alkoolin, dhe këtë e kupton vetëm pasi heq dorë prej tij, kjo është absurde”, thotë doktori.

