Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi dogji bashkëshorten e tij.
Burimet bëjnë me dije se Gjykata vendosi që të lërë në burg shtetasin në fjalë.
Gjatë seancës 40-vjeçari është shprehur i penduar për veprimin e kryer: Nuk doja ta lëndoja isha në gjendje të rënduar. E di që kam bërë gabim më bëni çfarë të doni.
Gjatë dëshmisë së tij Bledari thekson se gruaja e tradhëtone madje nuk e linte as të takonte fëmijët.
Ju kujtojmë se ora shënonte afro 17:00 e pasdites së 31 gusht, teksa Melisa Trëndafili ka qenë duke u kthyer nga puna, Bledari hodhi benzinë drejt saj dhe më pas i ka vënë flakën.
LEXO EDHE:
Detaje/ Si ra policia në gjurmët e Bledar Trëndafilit? Po shkonte të takonte…

