Site icon Informohu siç duhet

Doganat bllokojnë mallra të dyshuara për shkelje të pronësisë

DURRËS– Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cënojnë pronësinë e markave.

Bëhet me dije se mallrat u përkasin markave “Christian Dior” dhe “New Balance”.

Bazuar në informacionet paraprake, bllokimi i mallrave u realizua në kuadër të garantimit të barazisë në tregtinë e lirë dhe zbatimin e ligjit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganës.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit./Radar.al

Exit mobile version