Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diaspora zgjodhi PS/ Rama mesazh falenderues: E bëtë fitoren domethënëse

    Autorët e pikasën menjëherë. Dedja u qëllua me kallashnikov sapo zbriti nga makina

    DETAJE nga vr*sja e Ermir Dedjas: U qëllua duke ecur në trotuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Dodik flet nga Moska: Disa po tentojnë të rishkruajnë historinë

    March 31, 2025
    Millorad Dodik
    Demo

    Presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka bërë të ditur të hënën që ka arritur në Moskë.

    Përmes një postimi në X, Dodik ka thënë se secilën herë që shkon në kryeqytetin rus, qëndrimin e nis me “një vizitë në Monumentin e Heroit të Panjohur, për të nderuar 28 milionë rusët që kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore”.

    Ai nuk ka dhënë hollësi për arsyet e vizitës, por që do të jetë aty sërish më 9 maj, për të shënuar Ditën e Fitores kundër fashizimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Gjykata në Bosnje-Hercegvoinë ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Dodikun, sepse ai nuk iu është përgjigjur ftesave të Zyrës së Prokurorit për t’u intervistuar lidhur me dyshimet se ka kryer veprën penale të sulmit kundër rendit kushtetues.

    “Do të jem këtu sërish më 9 maj, me ftesë të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin, përgjatë së cilit popullit rus dhe ai serb kanë vajtuar më së shumti”, ka thënë Dodik në një video të publikuar në X.

    “Disa janë duke tentuar të rishkruajnë historinë. Është e pamundur, por ata që duan ta bëjnë këtë po përpiqen t’i shtrembërojnë faktet historike. Faktet historike për vuajtjet e popullit rus dhe atij serb dhe hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk do të mund të ndryshohen”, ka thënë Dodik.

    Ai ka folur me respekt të madh për Putinin, të cilat e ka takuar disa herë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe të cilin e ka përshkruan si “lider të rëndësishëm historik të popullit rus”.

    “Ai ka duruar gjithçka dhe ka ardhur në situatën e mirëpritjes së një homologu tjetër, që është i rëndësishëm në luftimin e elitës globale, dhe ai është presidenti (amerikan, Donald) Trump në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Dodik.

    Më 27 mars, Gjykata në Bosnje-Hercegovinë ka kërkuar që Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) të lëshojë njoftim të kuq për Dodikun dhe kryetarin e Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje-Hercegovinës”.

    “Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.

    Vendimi është marrë pasi të dy janë larguar nga Bosnja, duke shmangur procedurat ligjore kufitare, dhe ndërkohë është lëshuar fletarresti, që do të thotë se agjencitë policore duhet t’i dërgojnë para gjykatës së Bosnje-Hercegovinës.

    Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në një periudhë të trazuar, pasi më 26 shkurt Dodik është dënuar në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje.

    Një ditë pas aktgjykimit, Kuvendi Popullor i RS-së ka miratuar ligje jokushtetuese me të cilat, në territorin e entitetit, ka bërë përpjekje që të ndalojë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial.

    Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës ka marrë vendim më 7 mars për një masë të përkohshme dhe ka ndaluar zbatimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti i entitetit./REL/

    Dodik Moska Putin Rusia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diaspora zgjodhi PS/ Rama mesazh falenderues: E bëtë fitoren domethënëse

    May 20, 2025

    Autorët e pikasën menjëherë. Dedja u qëllua me kallashnikov sapo zbriti nga makina

    May 20, 2025

    DETAJE nga vr*sja e Ermir Dedjas: U qëllua duke ecur në trotuar

    May 20, 2025

    Pjesë e grupeve kriminale. Dalin PAMJE nga vendi ku u vr* Ermir Dedja

    May 20, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 18 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.