Ngacmimet me nuanca provokuese mes aktorit Erand Sojli dhe konkurrentes Elinara po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në reality show-n “Ferma Vip”. Gjatë një bisede të fundit mes banorëve, aktori bëri një ftesë me tone ironike dhe flirtuese për të bashkuar krevatet me Elinarën, teksa më pas përfshiu në batutë edhe reperin Big Basta.
Në pamje të parë, komentet e Sojlit u interpretuan si një ironi ndaj çiftit Alba-Limi, të cilët pak ditë më parë u larguan nga formati pas një romance të përfolur, përfshirë edhe marrëdhënie intime në shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Erandi Sojli: Elinara, do i bashkojmë krevatët, të kapim një prime?
Elinara: Afrohu (qesh).
Elinara (drejtuar Big Bastës): Dhe ti Big Basta pse s’po afrohesh?
Erandi: Do vish të bëjmë një treshe?
Kjo ndërveprim ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjet, ku disa ndjekës e kanë parë si thjesht një batutë lozonjare, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si provokim të tepruar në një format që ndiqet edhe nga publiku i ri.

