Kreu i Inspektorati i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka paralajmëruar kontrolle të papritura dhe masa të ashpra ndaj bizneseve, pas skandalit me misrin e kontaminuar me aflatoksinë B1 në Shkodër.
Sula konfirmoi se ndaj inspektorëve të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit janë marrë masa të forta disiplinore: 10 prej tyre janë shkarkuar nga detyra, ndërsa në total janë dhënë 15 masa, në një nga rastet më serioze në fushën e sigurisë ushqimore.
Deklaratat u bënë gjatë një takimi me kryeinspektorët në Korçë, ku u theksua nevoja për rritjen e kontrolleve dhe përgjegjshmërisë në treg. Sipas tij, rasti i Shkodrës është një sinjal i qartë për çdo inspektor që neglizhon detyrën, duke lejuar produkte të rrezikshme të hyjnë në qarkullim.
Sula bëri të ditur se inspektimet në terren do të intensifikohen dhe do të jenë të befasishme, duke përfshirë si subjektet tregtare, ashtu edhe linjat e prodhimit.
Ai pranoi se ka problematika në funksionimin e strukturave inspektuese, por theksoi se ato nuk janë jashtë funksionit dhe se çdo rast abuzimi apo neglizhence do të ndëshkohet me masa të rrepta.

