Fituesja e BBV, Egla Ceno ka krijuar një pyetësor në Instagram ku i kërkon ndjekësve të gjejnë se “Kush nga VIP-at i ka bërë bllok [në Instagram] dhe pse”. E teksa ndjekësit përmendën emra të personazheve të ndryshëm, një prej tyre përmendi emrin e Jetmirit.
Këtu Egla ka ironizuar hapur Jetmir Salajn, një nga ish-banorët e sezonit të tretë të Big Brother VIP Albania.
“Kush është ky”- u përgjigj Egla. Kujtojmë që dyshja nuk i kanë patur aspak mirë raportet me njëri-tjetrin në lojë.
Theksojmë se Jetmir Salaj u largua nga shtëpia e “BBV” pas një përplasje me Eglen.
Aktorja gjatë debatit mes tyre i është drejtuar se nëse do të kishin qenë jashtë BBV, do t’i kishte thyer dhëmbët.
“Po të isha jashtë, a e di se çfarë do të bëja unë ty? Do të numëroja dhëmbët”, iu drejtua Elga në një video të bërë virale.
“Ti kështu? Jo mi jo, e di që je femër e fortë”, iu drejtua Jetmiri.

