Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Do të shkoj me nder, jo kërpudhë nën ferrë”/ Flutura Açka i përgjigjet këshilltarit të PD: Jeta është shumë e gjatë për ligësira

    September 6, 2025

    Deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar sërish ndaj kritikave të përsëritura të Marash Logut, këshilltar i Grupit Parlamentar të PD-së, pas promovimit të librit të saj në Kuvend.

    Shkak për debatin u bënë fotografitë e Açkës me Taulant Ballën dhe Ermonela Felajn gjatë mbrëmjes së autografëve të librit “Para se të iki”. Logu i komentoi pamjet, ndërsa Açka u kundërpërgjigj se dy kundërshtarët politikë kishin ardhur për të respektuar librin, gjë që, sipas saj, duhet të kishte nxitur përgëzime, jo sulme.

    “Madje, ata erdhën të respektojnë një libër që denoncon pushtetin e tyre, një gjë që e çmoj tej mase. Një gjë që duhet të shtynte ty ta promovoje librin, jo të kufizoje autoren, me të cilën je në betejë të përbashkët”, – shkruan Açka.

    Deputetja theksoi se në promovim ishin të pranishëm edhe kolegë opozitarë si Bujar Leskaj, Merita Bakiu, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Emilia Koliqi, Selaudin Jakupllari dhe Andia Ulliri.

    Duke e konsideruar “lektisje personale” sulmin e Logut, Açka thekson se fakti që ai është këshilltar i Grupit Parlamentar e bën atë të lexohet si sulm institucional ndaj një deputeteje të PD-së.

    Ajo e mbylli reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë:
    “Jeta është shumë e gjatë për ligësira. Harxhoje për një vete të bukur! Në mos ia dal të shkoj te letërsia, do të shkoj me nder, jo kërpudhë nën ferrë”.

    Përplasja mes tyre ka nisur më herët, kur Marash Logu ka dalë në mbrojtje të Gazment Bardhit, të cilin Açka e akuzon për përçarjen e demokratëve duke lëvizur mes besnikërisë ndaj Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

    Flutura Açka libri Marash Logu perplasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.