Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë një mesazh të ndjerë në platformën ‘Threads’, duke trajtuar një temë që prek shumë gra, veçanërisht gjatë periudhës së shtatzënisë.
Në postimin e saj, Dafina shprehu zhgënjimin për mënyrën si disa burra, sidomos në internet, gjykojnë trupin dhe emocionet e grave shtatzëna. Ajo theksoi se shtatzënia është një proces natyral dhe unik për secilën grua, që shoqërohet me shumë sakrifica fizike dhe emocionale.
“Unë me të vërtetë e përçmoj mënyrën se si disa burra, sidomos online, gjykojnë gratë, veçanërisht ato shtatzëna, për mënyrën si ndryshojnë trupat dhe emocionet e tyre. Shtatzënia është një proces natyral dhe çdo grua e përjeton ndryshe. Një grua sakrifikon trupin, emocionet dhe jetën e saj për të rritur një qenie tjetër njerëzore, ashtu si personi që gjykon, dikur rritej në barkun e nënës së vet,” shkruan ajo.

Artistja shqiptare gjithashtu u shpreh e lumtur që do të rrisë një djalë, duke theksuar rëndësinë e edukimit të brezave të rinj me respekt për gratë.
“Është dhimbshme, por më jep forcë të di që po sjell në jetë një djalë dhe do ta rris me respekt të thellë për gratë,” shprehet Dafina.
Në vijim, ajo shton se do të donte që burrat që paragjykojnë gratë të ndjenin vetë dhimbjet, ndryshimet hormonale dhe sfidat emocionale të shtatzënisë, për të kuptuar më mirë përjetimet e tyre.
“Disa burra kanë vërtet nevojë të hapin sytë dhe të tregojnë më shumë respekt,” përfundon ajo.
Në fund, Dafina vlerësoi mbështetjen e partnerit të saj, Kreshnikut, duke theksuar sa jetike është pranë një njeriu që e mbështet dhe e lehtëson këtë rrugëtim të vështirë.