Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e situatës pas 48-72 orëve të fundit të vështira nga zjarret në vend.
“Janë 207 shtëpi të prekura nga flakët, 40 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht. Po bëjmë inventarizimin sipas protokollit dhe padiskutim, askush nuk do mbetet pa mbështetjen e shtetit për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë,” tha Rama.
Gjate një komunikimi me ndjekësit në ”Facebook”, Kryeministri theksoi se dëmshpërblimet do të jenë përkatëse dhe do të kompensohen një për një, përfshirë edhe për krerët e humbur.
“Dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të thellë për të gjithë forcat e angazhuara në terren,” shtoi Rama, duke vlerësuar punën e zjarrfikësve, policisë dhe strukturave të emergjencës që po përballojnë situatën.
Radar.al


