Site icon Informohu siç duhet

“Do ta paguajë 10-fish”/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit tentoi të hakmerrej ndaj Saimir Kodrës

TIRANË– Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 21 masa sigurim. Ndërkohë mes personave të përfshirë ka edhe ish-zyrtarë të drejtësisë. Dje përfundoi në pranga edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, ndaj të cilës më herët është lënë në masë sigurie edhe për një çështje tjetër, në lidhje po me krimin e organizuar.

Ndërkohë nga përgjimet e përftuara nga SPAK, gjyqtarja Fetahu është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop” në TV Klan, Saimir Kodra.

Gazetari e ka denoncuar shpesh në emisionin investigativ ‘Stop’ në TvKlan për çështjet korruptive të gjyqtares në fjalë. Mbrëmë në emisionin “Opinion” u publikuan edhe bisedat në lidhje me këtë çështje.

“I bën me dije gjyqtarja Pajtime Fetahu se ka dashur ta dëmtojë Saimir Kodrën, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Por në pamundësi për ta gjetur atëherë miqtë e tij, filani dhe filani, të cilët dyshohet se janë filani dhe filani, kanë djegur banesën e prindërve të tij (Saimir Kodrës). Nga biseda dyshohet se gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit “Stop” për të cilin personi me të cilin kjo flet thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10-fish. Biseda e përftuar është siç vijon thotë dhe është me fjalë të tmerrshme për Saimir Kodrën.”- tha Fevziu teksa më tej lexoi edhe bisedën në lidhje me Saimir Kodrën.

“Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht.”- u shpreh Fevziu.

Saimir Kodra: Në fakt që të jem shumë i sinqertë duhet të falenderoj drejtuesin e SPAK-ut zotin Altin Dumani, që pak kohë më parë më ka bërë këtë pyetje për djegien e shtëpisë së prindërve me demek, por që nuk është e vërtetë. Pra isha vënë në një farë informacioni.

Blendi Fevziu: Pra ishe pyetur për këtë çështje në momentin që kishin dalë informacionet?

Saimir Kodra: Po nëse kishte ndodh apo jo, sepse duket sikur është kryer si veprim, por në fakt nuk ka ndodhur. Ndërkohë që nuk e di, realisht më vjen keq për gjënë, për të gjithën, që të arrish në nivelin e gjyqtares Pajtime Fetahu në këto perceptime e në këto gjëra, nuk e di./Radar.al 

Exit mobile version