Site icon Informohu siç duhet

‘Do ta nxi jetën, por avash avash’- Nisin përplasjet e para në Big Brother Vip

Kanë nisur debatat, kunjat dhe ironitë e para brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4.

Në një moment, trasgjinorja Amber Candy i ka thënë Xum Allushit se “do të ta nxij jetën”, duke shkaktuar diskutime mes tyre, ku të pranishëm ishin edhe banorë të tjerë.

“Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jeta direkt, por avash-avash”- iu drejtua Amber-Xumit teksa ndodheshin jashtë.

Ndërkohë Xum Allushi me ironi e quajti Amber si “diven e shtëpisë së Big Brother VIP”.

Diskutimi:

Xum Allushi: Diva e shtëpisë

Amber Candy: Unë e di që pa mua nuk do rrini dot

Xum Allushi: Pa ty? Ik njëherë brenda dhe ta shofim

Amber Candy: Brenda shtëpisë them

Xum Allushi: Po ike ti, vdiqëm të gjithë

Amber Candy: Vërtet?

Xum Allushu: Ti je diva e vendit

Amber Candy: Hiqe atë varës, ju pëlqen varësja e Xumit

Xum Allushi: Kjo ka kuptim Amber dhe nuk hiqet

Amber Candy: Cfarë kuptimi ka?

Xum Allushi: Nuk ta tregoj, ulu aty se kemi një muhabet përgjysmë. Si do ma nxish jetën, se jemi kurioz?

Amber Candy: Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash-avash

Xum Allushi: Unë po të thashë do ta nxi jetën, ta nxi jetën

Amber Candy: Do të ngacmoj gjithë ditën sot

Xum Allushi: Më ngacmo, unë kënaqem

Amber Candy: Unë ngacmimet i kam të lezetshme

Xum Allushi: Ca do më bësh, do më vish te veshi

Exit mobile version