TIRANË– Ish-deputeti Selami Jenisheri, i cili njihet në rrjet si një personazh memesh, i është drejtuar trajnerit brazilian të kombëtares shqiptare Sylvinho, me një letër.
Ai pretendon se disponon një lloj stërvitje “për me i aftësu futbollistët” teknikisht dhe që është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe se ajo që di vetë tekniku brazilian.
Ndër të tjera ai i kërkon Silvinjos që t’i japë mundësinë për t’ua vënë në dispozicion këtë lloj stërvitje futbollistëve të kombëtares para ndeshjes me Serbinë, që kuqezinjtë të fitojnë me një rezultat të mirë.
Kujtojmë se edhe më herët Jenisheri i është drejtuar edhe Armando Dukës, ku i kërkonte që “aftësitë e veçanta” që ai disponon t’i vinte në shërbim të kombëtares, por teksa s’ka marrë një përgjigje nga Duka, ka tentuar me Silvinjon./Radar.al

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Dalin rezultatet e analizave (DOKUMENTI)