Një 48-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Tiranës, pasi kanosi familjarët e tij me një hanxhar në banesën e tij në rrugën “Haki Stërmilli”.
Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 ndërhynë në kohë dhe parandaluan një ngjarje të mundshme kriminale. Autori i dyshuar, E. B., u kap në flagrancë me mjetin prerës në dorë dhe u shoqërua në komisariat.
Verifikimet zbuluan se 48-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për akuzën e vjedhjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.