Site icon Informohu siç duhet

“Do jemi qyteti i surprizave”/ Benet Beci: Faleminderit Ramës që ktheu kokën nga Shkodra

"Do jemi qyteti i surprizave"/ Benet Beci: Faleminderit Ramës që ktheu kokën nga Shkodra

Benet Beci

TIRANË– Benet Beci, kryebashkiaku i Shkodrës, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Shkodrës sot në çeljen e fushatës së PS-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, është shprehur se ky qytet është porta e Evropës në Shqipëri.

FJALA E BENET BECIT: 

Shkodra është porta e Evropës në Shqipëri. Kemi provuar që një bashkëpunim i pushtetit vendor me atë qendror siç u bë në Shkodër, është kyçi i suksesit tonë të viteve të fundit.

Së paku 5 mandate Shkodra do të vijë në këto zgjedhje, shkodranët janë mirënjohës e falënderues për punën e bërë. Faleminderit Kryeministrit që ktheu kokën nga Shkodra.

Besoj se do të jemi qyteti i surprizave dhe më shumë se 5 në këtë qytet./Radar.al

Çelja e fushatës/ Spiropali: Nga Tirana do të fillojë fitorja e PS!

“Kush është miu?”/ Rama ironizon LaCivita: Gjeti budallenj ‘Latifi’

Exit mobile version