Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Miri, ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku u vu në qendër të diskutimit një pyetje për jetën sentimentale brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Moderatorët Salsano Rrapi dhe Elona Duro e ngacmuan artistin lidhur me fituesen e formatit, Selin Bollati, duke e pyetur nëse do të kishte pasur kuptim një histori dashurie mes tyre nëse ai nuk do të ishte i martuar.
Miri fillimisht u përgjigj me hezitim, duke shmangur një qëndrim të drejtpërdrejtë, ndërsa situata u shoqërua edhe me batuta në studio.
I shtyrë për një përgjigje më konkrete, ai theksoi me humor se nuk dëshiron të flasë në mënyrë hipotetike, duke thënë: “Nuk përgjigjem më me ‘sikur’”.
Intervista u mbyll në një ton të lehtë dhe humoristik, pa një deklarim të qartë nga ana e tij për pyetjen e bërë.


