Sali Berisha në konferencën që mbajti këtë të martë me gazetarët nuk la pa përgjigje as ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha i cili paralajmëroi deputetët e opozitës që kryen akte dhune në Kuvend për t’i çuar para SPAK.
Sipas Berishës, ministri Hoxha i kërcënoi deputetët.
Sali Berisha: Unë sot gjithashtu dënoj me forcën më të madhe deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës.
I them këtij bastardi, sikundër Edi Ramës, edhe Enveri të ngrihej nga varri, deputetët e opozitës as nuk tremben, as nuk tuten, por janë të vendosur ta çojnë gjer në fund mosbindjen civile dhe betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë, për një Shqipëri të shtetit ligjor dhe zgjedhjeve të lira.
Në këtë kontekst, i them këtij banditi të shndërruar në ministër për biografinë e tij, çlirohu nga inspirimet e diktatorit më satanik që ka njohur Shqipëria, sepse opozita dhe opozitarët do të japin ty vendin që meriton”.
Ndërkohë më herët ministri u shpreh:
ë ;
ë ,
;
, ;
Shkatërrimi me zjarr i pronës publike, për të kërcënuar deputetët dhe nxitur dhunë në vazhdim, përbëjnë jo vetëm vepra penale të njëpasnjëshme po edhe një shfaqje të plotë agresioni antidemokratik.
E gjithë ajo shfaqje dhune e ktheu territorin e Kuvendit të Shqipërisë në një vendngjarje për organet ligjzbatuese.
Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke analizuar imtësisht vendngjarjen, administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. E gjithë ngjarja së bashku me nxitësit dhe ekzekutorët e dhunës, do të referohen në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta që mbartin deputetët, si kategori e juridiksionit të kësaj prokurorie.
Lexo edhe
Dhunë në Kuvend/ PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD (Emrat)
Deputetët e PD dogjën karriget para Kuvendit/ Ministri Hoxha: Ngjarja do referohet në SPAK