Site icon Informohu siç duhet

“Do e zgjidh me kanun”/ Vëllai i Rogertit thirrje për qetësi pas deklaratës së babait të Selinës

Vëllai i Rogertit, Xhuljo, ka reaguar pas deklaratave të babait të Selinës, të bëra së fundmi në lidhje me debatet mes dy banorëve në BBV5.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai u shpreh se situata do të ishte më mirë të trajtohej përmes komunikimit të drejtpërdrejtë mes familjeve, në vend të deklaratave publike. Sipas tij, një bisedë private do të ndihmonte në shmangien e keqkuptimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Reagimi i tij vjen pasi babai i Selinës kishte deklaruar më herët në “Fan Club” se ofendimet ndaj vajzës së tij duhen parë edhe sipas normave të kanunit, duke theksuar se fyerja e një vajze prek gjithë familjen e saj.

Xhuljo theksoi se familja e tyre nuk kërkon konflikt dhe se rrugët për komunikim janë të hapura. Ai shtoi se palët mund të kontaktojnë njëra-tjetrën në çdo moment për të gjetur mirëkuptim dhe për të ulur tensionet.

Më tej, ai u shpreh se situata brenda shtëpisë së BBV5 duhet parë si pjesë e lojës, ku krahas debateve ka edhe momente pozitive. Sipas tij, është më mirë që emocionet të qetësohen dhe çështjet të mos zmadhohen jashtë shtëpisë.

“Do ishte mirë të fliste privatisht, jo në televizor. Rrugët i ka të hapura, por ne nuk duam konflikt. Mund ta marrë babain në telefon kur të dojë dhe të flasin, të bien dakord. Më mirë të qetësohen, aty brenda ndodhin edhe gjëra të bukura, qeshin me njëri-tjetrin, bëjnë edhe shaka. Ne e ndjekim Rogertin, duhet më mirë të qetësohemi dhe t’i lëmë gjërat nga jashtë, se nuk ia vlejnë. Rogerti po luan lojën e vet si të tjerët. Unë kur hyra i thashë bëni lojë më të bukur. Edhe Rogertit ia kanë përmendur djalin dhe duhet t’u vijë turp, por është loja e tyre”, tha vëllai i Rogertit.

Exit mobile version