Informohu siç duhet

“Do e bëj të vuajë”/ Gjesti e befasoi me deklaratën. Reagon Xheneta: Unë të bona lojtar të mirë

Ditën e djeshme nje deklaratë e Gjestit ka bërë xhiron e rrjetit.

Pasi u pyet se si do të vepronte nëse Xheneta do të bëhej pjesë e formatit të “BBVA4”, banori tha: Me këmbë nuk do ta shkelja, por do e bëja të vuante njëjtë si veproi ajo me mua.

Për rrjedhojë ditën e sotme Xheneta nëpërmjet një Instastory teksa ripostoi momentin kur Gjesti bën deklaratën që ajo nuk e priste, përbri video shënoi: Wow dhe kta e niva?

Ndërsa më tej Xheneta postoi një foto të një faqeje showbizi e cila shprehej se ishte ish-banorja e “BBVK” ajo që e bëri Gjestin atë i cili është sot, një lojtar i fortë në “BBVA4”./ Radar.al

Exit mobile version