Djersitja është një proces normal dhe thelbësor për organizmin. Gjatë stinës së nxehtë, trupi djersit më shumë për t’u përballur me temperaturat e larta, një mekanizëm që ndihmon në largimin e toksinave. Megjithatë, djersitja e tepërt mund të shndërrohet në një problem të rëndësishëm, duke shkaktuar shqetësime dhe parehati të vazhdueshme.
Në disa raste, djersitja e tepruar mund të jetë e lidhur me çështje mjekësore të cilat duhet të merren parasysh:
Tiroidja hiperaktive: Kur tiroidja mbiprodhon hormonet e saj, metabolizmi përshpejtohet, çka mund të shkaktojë djersitje të pandalshme. Kjo është një arsye përse mund të djersiteni shumë pa shkak të dukshëm.
Sëmundjet kronike: Probleme kronike të zemrës apo mushkërive mund të sjellin djersitje të tepruar. Në këto raste, trupi përpiqet të kompensojë funksionimin e tij të vështirësuar.
Hiperhidroza: Ky çrregullim shkakton prodhimin e tepërt të djersës dhe aktivizon gjëndrat e djersitjes, duke prekur rreth 15 milion njerëz në botë. Simptomat përfshijnë djersitje të tepërt në duar, këmbë dhe fytyrë.
Ushqyerja e duhur: Një mënyrë efektive për të menaxhuar djersitjen është përmes një diete të balancuar:
Perimet jeshile: Të pasura me ujë, këto perime ndihmojnë në mbajtjen e trupit të hidratuar dhe në funksionimin e qetë të metabolizmit. Zgjidhni perime si lakra, spinaqi, brokoli, patëllxhani dhe lulelakra.
Kalciumi: Ushqimet e pasura me kalcium, si qumështi dhe produktet e tij, ndihmojnë në rregullimin e temperaturës së brendshme të trupit dhe reduktojnë djersitjen e tepërt.
Vaji i ullirit: Ky vaj ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe qetësimin e metabolizmit.
Bananet: Të pasura me kalium dhe magnez, bananet ndihmojnë në vetëhidrimin e trupit dhe qetësimin e tij.