TIRANË– Në ditët e sotme industria e estetikës ka marrë nëj hov të madh. Ndërkohë ende vijon të jetë në rritje numri i njerëzve që kryejën ndërhyrje për hundën jo vetëm për anën shëndetësore por edhe për atë estetike.
Për të folur më në detaje për këtë temë dhe për të zbuluar të gjithë detajet për operacionet ORL, në Media Radar ka qenë e ftuar, mjekja kirurge plastike Artiola Jaupaj.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se sot ndryshe nga disa vite më parë janë meshkujt ata që bëjnë më shumë ndërhyrje.
BISEDA NË STUDIO:
Jaupaj: E para njëherë the nga vajzat që është një mit, se nuk është vetëm nga vajzat madje shumica janë meshkuj.
E vërtetë? Çfarë bëjnë meshkujt?
Jaupaj: Kurohen. Jo vetëm pjesën e flokëve tani por edhe për pjesën e kirurgjisë estetike. Për interventet për hundë për veshët për mirëmbajtje vijnë. Pqr injeksione të viristimuluesve. Kanë filluar të kujdesen meshkujt për veten.
Doktoresha është gjithmonë një gjë që ka të bëjë me mënyrën për të funksionuar, më mirë një hundë e dëmtuar, vesh që ndodhta janë të dëmtuara dhe vijnë për të bërë ndërhyrje që të jenë më funksionale apo shumica e tyre vijnë për estetikën.
Jaupaj: Normalisht qëllimi është që ti të korigjosh një dëmtim, në momentin që ke një deviacion të septumit edhe nuk ke frymëmarrje të rregullt, ke gërhitje gjatë natës, ke ato sekrecione ti do vish do bësh një septoplastikë dhe nëse hyn për këtë pjesë korigjon edhe anën estetike dhe unë asnjëherë nuk jam për eksagjerime, kjo më bën mua interesante dhe këtë pjesën e të bërit të gjithve njësoj nuk e këshilloj. Shpesh më vijnë në klinikë pacientë me foto. Kjo gjë s’më pëlqen, ne jemi të gjithë, kemi veçantitë tona dhe në konstrukt dhe në karakter. Dhe normalisht kur zoti kur na ka krijuar na i ka përshtatur ca gjëra. Nuk jam për të bërit njësoj dhe për të mbuishur me fillera, por për një mirëmbajtje sepse më para ka qenë kjo që vinin vajza, të gjitha donin buzë, donin mollëza. Tani nuk janë më sepse ka ndryshuar koha. Vijmë për bioristimulues më shumë, për mezoterapi, për trajtime me PRP, qoftë edhe pastrimet e thjeshta të lëkurës, hidratimet e thella, lazerat që janë mëse të zakonshëm dhe nuk ka më dallim meshkuj femra të gjithë kujdesen për veten, dhe kjo është kulturë. Kujdesi duhet të fillojë që nga ushqimi, sporti palestra ecje. Kështu që ta kurojë veten në tërësi. Ta ushqejë së brendshmi së jashtmi dhe me dije./Radar.al


