Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Djali i El Chapos dorëzohet”/ Ovidio Guzman pranon fajësinë para drejtësisë amerikane. A është fundi i një fraksioni të kartelit Sinaloa?

    July 2, 2025

    Ovidio Guzman, një nga djemtë e famëkeqit Joaquin “El Chapo” Guzman dhe një nga drejtuesit e fraksioneve më të fuqishme të kartelit Sinaloa, ka pranuar të deklarohet fajtor përpara drejtësisë amerikane, duke shmangur kështu zhvillimin e një gjyqi të plotë.

    Marrëveshja u bë publike nga gjykata e distriktit të Nju Jorkut, e cila njoftoi se do të heqë dorë nga akuzat ndaj tij për trafik droge, komplot kriminal dhe pastrim parash. Rasti i 35-vjeçarit tashmë është transferuar në gjykatën federale të Çikagos, ku më 9 korrik do të zhvillohet një seancë zyrtare për pranimin e fajësisë, nën drejtimin e gjyqtares Sharon Johnson Coleman. Data e dënimit ende nuk është caktuar.

    Ovidio Guzman, i njohur edhe si një nga “Los Chapitos” – katër djemtë e El Chapos që morën frenat e kartelit pas arrestimit dhe dënimit të babait të tyre me burgim të përjetshëm në vitin 2019 – ishte ekstraduar nga Meksika në Shtetet e Bashkuara në shtator të vitit të kaluar.

    Departamenti amerikan i Drejtësisë e akuzon atë dhe vëllezërit e tij si drejtues të fraksionit më brutal të kartelit, përgjegjës për shpërndarjen masive të fentanilit – një opium sintetik jashtëzakonisht vdekjeprurës, i cili shkakton mijëra viktima çdo vit në SHBA.

    Trazirat brenda kartelit: Luftë e heshtur për pushtet

    Dorëzimi i Ovidios nuk është goditja e vetme që ka përjetuar karteli vitet e fundit. Një tjetër nga djemtë e El Chapos, Joaquin Guzman Lopez, u arrestua në Teksas në korrik 2024, së bashku me një figurë historike të organizatës, bashkëthemeluesin Ismael “El Mayo” Zambada.

    Burime pranë hetimit tregojnë se “El Mayo” e ka akuzuar djalin e El Chapos për tradhti, duke shkaktuar një konflikt të brendshëm të pashpallur, por të ashpër, që rrezikon të përçajë më tej fraksionet e kartelit.

    Shtetet e Bashkuara, përmes një vendimi të administratës Trump më herët këtë vit, kanë përfshirë zyrtarisht kartelin Sinaloa në listën e “organizatave të huaja terroriste”.

    drejtesia amerikane El Chapo karteli Ovidio Guzman
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    July 19, 2026

    Post Malone tërheq vëmendjen në finalen e Botërorit 2026, mesazhi në bluzë bëhet viral

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.