Site icon Informohu siç duhet

Djali 13-vjeçar u hodh në qafë të babait për të shpëtuar nënën, por Marjola ndërroi jetë në krahët e vajzës, detaje nga vra*ja e 36-vjeçares nga bashkëshorti

Tragjedi e pafund në Volos të Greqisë, ku një 36-vjeçare shqiptare, nënë e katër fëmijëve, u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci. Viktima, Marjola Nakoleci, humbi jetën para syve të fëmijëve të saj, në një skenë të mbushur me dhimbje, lot dhe thirrje të pafuqishme për ta shpëtuar.

Sipas mediave greke, gjithçka nisi pas një debati të ashpër brenda banesës familjare. Marjola tentoi të shpëtonte, por bashkëshorti e ndoqi me një mjet të mprehtë në duar. Në atë moment, djali 13-vjeçar u hodh mbi të atin duke iu kapur fort në qafë, në përpjekje për ta ndaluar. Por dhuna e verbër ishte më e fortë.

Vajza 16-vjeçare, e dëshpëruar, i erdhi në ndihmë të ëmës dhe në momentet e fundit e përqafoi, ndërsa Marjola jepte shpirt në krahët e saj. Ndërkohë, fëmija më i vogël, vetëm 5 vjeç, mbeti i tronditur në apartament, pa kuptuar deri në fund dramën që po ndodhte.

Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi plagë të rënda në kraharor dhe qafë të gruas së ndjerë, si edhe shenja mbrojtjeje, dëshmi e përpjekjes së fundit për të shpëtuar jetën.

Një nënë humbi jetën në duart e fëmijëve, ndërsa katër zemra të vogla mbetën përjetësisht të plagosura nga krimi më i tmerrshëm: dhuna brenda familjes.

Exit mobile version